“Më rrëzoni në rrugë, nuk do të pranoj Kosovën”

Lajme

“Më rrëzoni në rrugë, nuk do të pranoj Kosovën”

Nga: Fatmir Beka Më: 7 maj 2019 Në ora: 22:31
Aleksander Vuçiq

 (E plotësuar) - "Më rrëzoni në rrugë, nuk do të pranoj Kosovën. Si do që të më thërrasin në çfarëdo formati shkojmë me qëndrimin se Serbia është vend I pranuar ndërkombëtarisht. Nuk e pranoj Kosovën dhe pikë", tha Vuçiq.

Kur thoni se nuk patët sukses, ishte pyetja do të thotë se Serbia humbi Kosovën, Vuçiq tha se 6 vjet lufton si luan që askush mos të ngrit zërin në Serbinë mos të vij situate që të bombardohet.

"Nuk kam pasur mbështetje në opinionin e brendshëm. Kjo më ka dhimbtë shumë. Isha I vetmi që kam ndihmuar Oliver Ivanoviqin, edhe privatisht edhe si president për çka kam dëshmitar edhe familjen edhe tjerët, ndërkohë unë kam pësuar goditje dhe nuk ishte problem por u godit edhe Serbia” tha ai.

Çfarë ide kishte për Kosovën, u pyet Vuçiq, ndërsa ai tha “ Nuk është në rregull tash të flitet për diçka  që nuk kishte mundësi as të përmendej ".

"Kush ishte në pushtet në vitin 2008 kur u shpalla pavarësia e Kosovës” ka pyet Vuçiq dhe shtoi " Ky është problem I gjeneratave, por pavarësia formale u shpall në kohën e Gjilasit, Jeremiç dhe çfarë bënë ata ", pyeti presidenti.

Serbia po lufton dhe nuk është gjunjëzuar nga 2008 dhe për atë iu pengon të gjithëve edhe Vuçiq edhe shteti dhe shtoi se "Junker e ndaloi Brnabiqp kur diskutonte për Kosovën dhe i tha: Serbja po sillet me përgjegjësi po pala tjetër nuk ekziston ", rrëfen  Vuçiq.

"Gjermnaia është partneri ynë më i rëndësishëm, ndërsa në planin politik  nuk do ketë kompromis nëse ideja është që Serbia të njoh Kosovën. Unë aty nuk fsheh asgjë, është e qartë, shqiptarët shpikin se kemi dëbuar bukëpjekësin kjo është tema e tyre me rëndësi ", tha ai.

"Na kanë ngarkuar më shumëçka, mua më kanë premtuar rrëzimin me 19 prill, unë jam tema kryesore e mediave shqiptare? Kur bëjmë tubimin më të madh nuk ka asnjë fjalë,  e dinë forcën time edhe të Ana Brnabiq. Shikoni mediat e Prishtinës dhe e dini kush punon për Serbi dhe kush jo. Si është  e mundur të kemi 80 për qind mbështetje në Kosovë ", pyeti ai.

I pyetur rreth kundër masave të premtuara Vuçiq tha: “Çfarëdo që bëni kundër shqiptarëve bëni edhe kundër njerëzve tanë që janë poshtë, prandaj nuk është vendim i lehtë dhe duhet menduar mirë. Kurt ë kryej takimet do të ulemi me popullin e Kosovës dhe të shohim çka mund të bëjmë", tha Vuçiq duke përsëritur se nuk do njoh Kosovën.

Lidhur me integrimet evropiane ai tha se Serbia nuk mund të ndalet në rrugën  e nisur: "Serbia është një nga vendet e rralla që ka suficit, është e qartë se integrimi duhet të ndodhë, por nëse presin se do ju lutem nuk do ta bëjë. Duhet të jemi pjesë edhe të vazhdojmë rrugën e BE-së, zgjidhjen nuk mund askush të shpik, vendi na shkon nëpër tel të hollë dhe në dy anët është shkatërrimi. Secilit mund të ia them se nuk taktizoj. Kam energji të madhe si në vitin 2014 kur e  nxorëm Serbinë nga bankroti . Kemi mbështetje , ka investime, na vijnë fabrika dhe jemi në rrugë të mbarë ", tha Vuçiq.

***

Vuçiq për zgjedhjet për Kosovën, por edhe rreth pritjeve të takimeve të Romës dhe Tiranës, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Situata e përgjithshme mund përmblidhet së Kosova në vitin 2008 shpalli pavarësinë. Jemi në situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe mos të bëhet askush I marrë në këtë vend. Të gjithë e dimë çka po ndodh në Kosovë dhe të gjithë tash kërkojnë fajtorin ", ka thënë Vuçiq që sqaron se kur përmenda “fajtorin” ai fajtor nëshë të vërtetë ai.

"Na kanë gënjyer në Perëndim së bashku me mbrojtësit e shqiptarëve. Kjo nuk ishte e drejtë. Gjendemi në situatë tmerrësisht të vështirë. Mos të bëhet askush I marrë. Të gjithë e dinë mirë. Sikur nuk e dinë se kur shqiptarët shpallën pavarësinë ata ikën jashtë. Kemi parë forcën e fuqive të mëdha. Shpresoj një ditë të kem kohë të shkruaj një libër sit ë veprohet në presione. Zakonisht dëgjoni: “Ne jemi kundër përcaktimit të kufijve por jemi për pajtim.“

Në pyetjen cili ishte propozimi I tij , ai tha se nuk arriti marrëveshje rreth tij , andaj nuk pati çka të I paraqes popullit.

"U refuzua ajo ide, ndërkohë askush nuk ka dëgjuar çka kam ofruar. As në gjysmë të rrugës nuk isha me taborrin tjetër. U refuzua ideja për çfarëdo lloj kompromisi. Mua më duket se të gjithë bëhen të marrë, për cilët kufij flasim? Gjysma e botës flet për një palë kufij, a gjysma tjetër për tjerë. Kam menduar se duhet të gjejmë zgjidhje kompromisi. Kërkoj falje që nuk kam gënjyer askënd. Të gjithë flasin për ndryshim të kufijve. Tash ti Vuçiq je fajtor që ke dashur të kthesh diçka. Gjermania në fillim kishte mendim negative. Në planin diplomatik asgjë nuk ndodhë dhe kjo është më e keqja për Serbinë. Kam tentuar diçka që është më e vështira, isha I sulmuar nga fushata më brutale, duke më thënë se jam kundër interesave kombëtare, nuk kanë ditur çka flasin. Përsëris për dallim nga ata që heshtën, unë luftoj si luan. Nuk lejoj askujt të ngrit zërin në Serbinë, luftoj të ruaj paqen dhe stabilitetin e vendit ", tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat