Haradinaj: BE duhet të respektojë arritjet tona, përmes realizmit të lëvizjes së lirë

Lajme

Haradinaj: BE duhet të respektojë arritjet tona, përmes realizmit të lëvizjes së lirë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 10:49
Foto

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim pune me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së dhe shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova në të cilin është diskutuar për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në rrugën europiane.

Përmes Facebook-ut Haradinaj ka vlerësuar se Qeveria është angazhuar plotësisht në përmbushjen e agjendës europiane, duke ndërmarr me këmbëngulje reforma të gjithanshme, sidomos për fuqizimin e sundimit të ligjit. 

Haradinaj ka shprehur edhe interesimin që në mënyrë që të sigurohet paqja afatgjatë dhe e ardhmja europiane për të dy shtetet, të arrihet marrëveshja përfundimtare ligjërisht e obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë, që rezulton me njohje reciproke.  “Një sinjal i qartë nga BE, se respektohen arritjet tona dhe se kemi mbështetjen e saj në mënyrë aktive është realizimi në kohë optimale e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës”, thekson Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat