Vendet e Quintit i bëjnë thirrje Vuçiqit për vetëpërmbajtje

Lajme

Vendet e Quintit i bëjnë thirrje Vuçiqit për vetëpërmbajtje

Më: 8 maj 2019 Në ora: 14:23
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u takua sot me ambasadorët e Quintit - SHBA, Britania, Franca, Italia dhe Gjermania, me të cilin biseduan për samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor javën e kaluar.

Përfaqësuesit e Quintit i bënë thirrje presidentit serb të vetëpërmbahet dhe të vazhdojë me përgjegjësi për zgjidhje serioze të problemeve në rajon, me qëllim të stabilizimit të plotë të situatës politike.

Presidenti Vuçiq tha se Serbia do të sillet në mënyrë racionale dhe seriozisht, dhe se sa më shpejt që Prishtina të heqë taksën, do të rifillojnë bisedimet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ndryshe, sot kreu i shtetit serb potencoi se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat