Shkoi për jetë më të mirë në Gjermani – e shkeli “bageri” mbeti i paaftë për punë - Bota Sot
Shkoi për jetë më të mirë në Gjermani – e shkeli “bageri” mbeti i paaftë për punë

Lajme

Shkoi për jetë më të mirë në Gjermani – e shkeli “bageri” mbeti i paaftë për punë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 17:19
Shtëpia

“Dua që ta kem një shtrat timin”, kjo është vetëm njëra nga dhjetëra kërkesat e Diamantës vetëm 3-vjeçe e cila bashkë me pesë motrat e vëllezërit e saj jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale në fshatin Bardhosh i cili gjendet afër Prishtinës.

Familja 8-anëtarëshe e Bashkimit jeton në një vend i cili më së paku i ngjanë një shtëpie normale. Orendi të vjetërsuara, myk në shtëpi, mungesë e higjienës e kushteve elementare për një jetesë normale, janë vetëm disa prej gjërave të cilat po i mungojnë Bashkimit, gruas së tij dhe gjashtë fëmijëve të tyre.

Fëmija më i vogël i kësaj familje është 5 vjeç ndërkohë që më i madhi 14. Të gjithë këta vijojnë shkollimin. Por mundësitë për shkollim janë të pakta për këtë familje.

Kjo ngase ata jetojnë me vetëm 150 euro në muaj. Ndihmë sociale kjo që e marrin nga shteti, e që është e pamjaftueshme për të bërë një jetë normale për Bashkimin e fëmijët e tij.

“Jetojmë në kushte të rënda sociale dhe ekonomike. Në një dhomë me 6 fëmijët, unë dhe gruaja banojmë. Që 15 vite aplikojë për ta pasur një shtëpi më të mirë. Me një ndihmë sociale  prej 150 eurove jetojmë”, tregon Bashkimi, prindi i gjashtë fëmijëve.

Kryefamiljari: Ika në Gjermani për një jetë më të mirë, aty u lëndova në vendin e punës

Express sot gjatë ditës ka qëndruar në shtëpinë e familjes Brajshori në Bardhosh. Kryefamiljari, Bashkimi, ka treguar për një aksident i cili i kishte ndodhur para më pak se dy viteve në Gjermani. Thotë se ilegalisht e mori rrugën për në perëndim në kërkim të një jete më të mirë.

Por. Në Gjermani, Bashkimin e gjeti një fatkeqësi. Ai aksidentalisht u shkel me makineri të rëndë, derisa ishte duke punuar në një firmë ndërtimore. Nga ai aksident, Bashkimi për muaj mbeti i shtrirë si dhe iu nënshtrua dhjetëra operacioneve në shtetin gjerman për t’u kuruar.

E nga ai aksident, Bashkimi tash po e ka të pamundur që të punojë ndonjë punë fizike në Kosovë. Kjo ngase gjendja shëndetësore nuk ia lejon atij që të punojë punë të rënda.

“Unë tash e kam të pamundur me punu.  Para disa viteve kam shku në Gjermani, ilegal si të gjithë të tjerët. Pas 1 viti qëndrimi atje, derisa po punoja në një firmë, pronari i kompanisë ku unë punoja më shkeli me bager. Kam qenë i palëvizshëm për gjashtë muaj si dhe disa herë i jam nënshtruar operacioneve që sipas spitalit në Gjermani kanë kushtuar rreth 400 mijë euro”, rrëfen për gazetën Bashkimi.

Gruaja abortoi në muajin e pestë të shtatzënisë”- Shkak mungesa e kushteve higjienike në shtëpi

Bashkimi ka treguar po ashtu se si gruaja e tij, Valbona, ka abortuar në muajin e pestë të shtatzënisë. Ai thotë se gjinekologët u kanë treguar se një infeksion të cilin e kishte marrë Valbona nga mungesa e kushteve higjienike, ka bërë që ajo të abortojë.

“Nga kushtet higjenike, gruaja ime ka abortuar në muajin e 5 të shtatzënisë. Mjekët kanë deklaruar që fëmija ka marr infeksion nga nëna e cila nuk u ushqye mirë”, shpjegon tutje kryefamiljari.

E shtëpia ku tash jeton Bashkimi me familjen, para gjashtë viteve ishte djegur plotësisht. Në pamundësi të rindërtimit të saj, ata detyrohen që të jetojnë me minj e gjallesa të tjera.

“Shtëpia para gjashtë viteve na është djegë tërësisht. Në atë kohë komuna na i pati dhënë 4 mijë euro. Tash që nga ajo kohë, unë me gjashtë fëmijët e gruan jetojmë në një dhomë e cila nuk e plotëson asnjë kusht elementar për jetën. Jetojmë me minj”, rrëfehet me lot në sy, babai i gjashtë fëmijëve, Bashkimi nga Bardhoshi i Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...