Bërnabiq për mospjesëmarrjen e Thaçit në Samitin e BERZH-it: Kosova refuzoi Bankën Europiane, jo Bosnje Hercegovinën

Lajme

Bërnabiq për mospjesëmarrjen e Thaçit në Samitin e BERZH-it: Kosova refuzoi Bankën Europiane, jo Bosnje Hercegovinën

Më: 8 maj 2019 Në ora: 17:47
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë se heqja dorë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për të marrë pjesë në Samitin e BERZH-it në Sarajevë, është bërë për arsye të brendshme politike.

Bërnabiq në një reagim të saj këtë vendim të Thaçit e konsideron si të dëmshëm për të gjithë rajonin.

Sipas saj Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk refuzoi Bosnjë dhe Hercegovinën por Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila në Sarajevë organizoi Samitin për vendet e Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat