Përfundon protesta në Tiranë

Lajme

Përfundon protesta në Tiranë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 18:01
Protesta

(E plotësuar) - Lëvizje Vetëvendosje ka përfunduar protestën e thirrur në shenjë pakënaqësie ndaj vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe atij të Republikës Serbe Millorad Dodik në Tiranë.

Protesta nuk u lejua nga policia shqiptare që të vazhdojë sipas planit dhe protestuesit disa herë tentuan pa sukses të thyejnë kordonin policor.

Ajo u mbajt vetëm pranë bustit të vëllezërve Frashri, ku u mblodhën, pasi policia nuk lejoi protestuesit  të ecin siç ishte e paraparë.

Boiken Abazi më herët gjatë protestës, e cila përfundoi e qetë, përkujtoi se Vuçiq dhe Dodik janë politikanë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.  Ai shtoi se është hera e parë që Millorad Dodik vjen në Tiranë, dhe se i njëjti është politikan non-grata në SHBA.     

"Vuçiq dhe Dodik kanë një të kaluar dhe tashmë kriminale në Ballkan, dhe specifikisht Vuçiq edhe në Kosove e dini pozicionin që ka mbajtur në Qeverinë e Millosheviq si ministër i Informacionit, e dini që para pak kohësh e quajti Millosheviqin udhëheqës të madh ndërkohë ishte duke përgatitur për të bërë bashkë me bashkëpunëtorët që gjeti mes politikanëve shqiptarë, ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, që e quajnë shkëmbim territoresh apo korrigjim kufijsh", tha ai.

Ndryshe, në Tiranë sot dhe nesër mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në procesin e Brdo Brionit.

Vuçiç pritet me protesta në Tiranë, policia shoqëron disa persona

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosja ka dalë pasditen e sotme në protestë pasi kundërshton vizitën e Vuçiç në Tiranë.

Protesta ka nisur rreth orës 16:00 të ditës së së sotme ku disa të rinj kanë dalë në bulevardin Dëshmorët e Kombit pranë piramidës duke mbajtur në duar disa pankarta , ku presidenti i Serbisë konsiderohet 'nongrata'.

Gjatë protestës janë shoqëruar disa incidente, ndaj policia ka shoqëruar disa nga tubuesit.

Vuçiç ndodhet në Tiranë me ftesë të presidentit Ilir Meta pasi nesër dhe pasnesër do të mbahet samiti i Brdo-Brijunit, që zhvillohet nga viti 2010 në secilën prej shteteve anëtare.

Pjesë e samitit do të jetë edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Mogerini. Gjatë samitit, liderët e Ballkanit Perëndimor pritet që të kenë takime edhe me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Vetëvendosje proteston kundër vizitës së Vuçiq dhe Dodik në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë po mban protestë si kundërshtim për vizitën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe atij të Republikës Serbe Millorad Dodik në Republikën e Shqipërisë.

Boiken Abazi tha se të dy presidentët janë politikanë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ai shtoi se është hera e parë që Millorad Dodik vjen në Tiranë, dhe se i njëjti është politikan non-grata në SHBA.

Abazi: Vuçiq e Dodik persona non-grata

"E kemi deklaruar person non-grata, njëjtë kemi vepruar edhe me Vuçiq që nuk besojmë që ka dallim midis tyre. Vuçiq dhe Dodik kanë një të kaluar dhe tashmë kriminale në Ballkan, dhe specifikisht Vuçiq edhe në Kosove e dini pozicionin që ka mbajtur në Qeverinë e Millosheviq si ministër i Informacionit, e dini që para pak kohësh e quajti Millosheviqin udhëheqës të madh ndërkohë ishte duke përgatitur për të bërë bashkë me bashkëpunëtorët që gjeti mes politikanëve shqiptarë, ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, që e quajnë shkëmbim territoresh apo korrigjim kufijsh", tha ai.

Abazi tha se mirëpret kundërshtimin e kancelares gjermane Angela Merkel ndaj idesë për ndryshimin e kufijve.

Ndryshe, në Tiranë sot dhe nesër mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në procesin e Brdo Brionit

VV proteston kundër vizitës së Vuçiqit dhe Dodikut në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë po mban një protestë kundër shkuarjes në Shqipëri të presidentit Alksandër Vuçiq dhe kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

Vuçiq dhe Dodik do të marrin pjesë në Samitin e Brdo-Borine që do të mbahet në Tiranë.

 Protesta po zhvillohet para monumentit të “Vëllezërve Frashëri” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat