Vuçiq: Italia kupton pozitën tonë në lidhje me Kosovën

Lajme

Vuçiq: Italia kupton pozitën tonë në lidhje me Kosovën

Më: 8 maj 2019 Në ora: 18:36
Aleksandër Vuçiq

Ndonëse kemi qëndrim të ndryshëm në lidhje me Kosovën, Italia kupton pozitën e Serbisë, ka thënë Aleksandar Vuçiq në Romë, pas takimit me nënkryetarin e qeverisë italiane Mateo Salvini, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai pas takimit ka thënë se beson se Serbia mund të llogarit në Italinë si në mikun e sinqertë.

Vuçiq përkujtoi se Italia e ka njohur Kosovën dhe se me Salvin kanë biseduar rreth kësaj teme, ku ai i ka thënë se Italia dëshiron të jetë pjesë e zgjidhjes dhe të ndihmoj në të gjitha mënyrat.

Ai shtoi se Italia kupton pozitën e Serbisë, ndonëse pozitat e dy vendeve janë të ndryshme në lidhje me këtë çështje, ajo kupton sjelljen tonë edhe frustrimin.

Vuçiq ka theksuar se me Salvin kanë biseduar për gjithçka që ka ndodhur që nga vitit 1999 në agresionin e NATO-së ndaj Serbisë, ku i ka thënë se edhe sot plagët e rënda janë të hapura te populli serb nga ajo që ka ndodhur 20 vjet më parë.

Është biseduar për raportet bilaterale dhe rrugën evropiane të Serbisë dhe mnbështetjen nga Italia, por edhe rreth problemeve dhe dialogut me Prishtinën.

"Për ne është me rëndësi mbështetja në rrugën evropiane", ka publikuar Vuçiq në Instagram të i ketë thënë Salvinit.

Të dy zyrtarët janë takuar në Pallatin Viminale që është seli e ministrisë së punëve të jashtme, ndërsa më pas do i drejtohen medieve, ndërsa më pas do shkoj në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat