‘Nëse BE ka një qëndrim të qartë, Kosova duhet ta respektojë’

Lajme

‘Nëse BE ka një qëndrim të qartë, Kosova duhet ta respektojë’

Nga: F. B. Më: 8 maj 2019 Në ora: 20:18
Aleksandar Vuçiq

Nuk guxojnë të shkelën marrëveshjet e nënshkruara, e kur kjo të jetë qëndrim i qartë i Evropës, atëherë Prishtina do të detyrohet të respektoj ato, ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Këtë deklaratë e bëri ai në prag të takimit në Tiranë ku do të takohet me shefen e diplomacisë evropiane Federika Mogerini.

"Nuk mund të bëni këtë, e kjo duhet të jetë qëndrim i Evropës, Kur ai është qëndrim i qartë e Evropës, Prishtina do duhet ta respektoj. Kjo nuk është pyetje e kokëfortësisë së tyre por i qëndrimit dhe qartësisë së Evropës", ka thënë ai duke shtuar se “Askush nuk mund ta bind ndryshe”.

Vuçiq ka thënë se takimi i sotshëm do të jetë analizë e asaj që kemi kaluar dhe është para neve. Ai shprehu bindjen se nga Mogerini përsëri do të marr mbështetje për vazhdimin e dialogut.

Ai përsëriti se nuk mund të flitet me dike që nuk respekton diçka që ka nënshkruar 13 vjet më parë

Vuçiq përkujtoi marrëveshjen CEFTA të nënshkruar në vitin 2006 dhe nënvizoi se Serbia as në vitin 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës  nuk ia ndaloi Kosovën bartjen e mallrave nëpër Serbinë qendrore, duke respektuar CEFTA dhe Marrëveshjen e Asociimit.

Lidhur me takimin Brdo-Brione, në Tiranë, Vuçiq vlerësoi se në planin regjional edhe nëse nuk ka asnjë rezultat sjell stabilitet të raporteve.

"Shpresoj se përmes bisedimeve do të mund të zgjidhim ndonjë nga problemet dhe të lëshojmë topin rreth ngjarjeve në regjion. Nëse kemi sukses, do të jetë rezultat i madh", tha Vuçiq.

Në lidhje me konfliktin mes shqiptarëve përkatësisht mes Thaçit dhe Haradinajt rreth përcaktimit të kufijve ai tha sa herë sulmohet nga Haradinaj e di se po veproj mirë.

"Nuk do të ndalem, le të më sulmojnë, ndërsa se sulmon ata atje, nuk më shkon ndër mend të hyj në raportet ndër shqiptare", tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat