Vuçiq i nervozuar me postimin e Thaçit, por e paralajmëron një takim me të

Lajme

Vuçiq i nervozuar me postimin e Thaçit, por e paralajmëron një takim me të

Më: 9 maj 2019 Në ora: 00:42
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet në Tiranë aktualisht, për një takim të udhëheqësve rajonalë, është ankuar për raportet e afërta mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai është shfaqur i nervozuar nga një postim që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka bërë në rrjetin social Facebook, në internet, të mërkurën.

“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike”, ka thënë Thaçi, duke zemëruar Vuçiqin.

Presidenti serb ka thënë se “kur një popull, i dyti më i madhi në Ballkan prapa atij serb, flet për bashkim, nuk bëhet fjalë për hapjen e Kutisë së Pandorës, por për diçka më serioze”.

Ai ka vlerësuar se një mini-Schengen ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës nuk është i mundur dhe se është një ëndërr.

Sipas tij, shqiptarët më nuk e ndjenjë mbështetjen që dikur e kishin nga zyrtarët evropianë, dhe se kjo i ka shqetësuar ata – por se Beogradi i kupton problemet.

“Kjo nuk është një pozitë e lehtë për ne”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se do të takohet nesër (e enjte) me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilët ka thënë se do të bisedojë shkurt dhe do t’ju tregojë se çfarë mendon.

Megjithatë, ai thotë se druan se nuk do të arrijë t’jua bëjë të qartë atyre se sa të gabuara, sipas tij, janë idetë e tyre, sepse, siç thotë Vuçiq, ata nuk duan të dëgjojnë as njerëzit më të rëndësishëm për ta, siç janë zyrtarët evropianë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat