Thaçi takon Ramën: Duam të sensibilizojmë për ndryshimin e kufijve

Lajme

Thaçi takon Ramën: Duam të sensibilizojmë për ndryshimin e kufijve

Më: 9 maj 2019 Në ora: 00:54
Thaçi, Rama

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk i ndahet idesë për ndryshimin e kufijve. Ai ka publikuar një status pas takimit me Kryeministrin Edi Rama ku thotë se duam të sensibilizojmë faktorin shqiptar për të ndryshuar kufijve. Sipas tij, Presheva, Medvegjeva dhe Bujanoci duhet të bashkohen me Kosovën.

“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës. HTH”, shkruan ai në facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat