VV’së i bashkohen dhjetëra të rinj: Mes tyre edhe ish-studenti që ishte bërë hit në internet

Lajme

VV’së i bashkohen dhjetëra të rinj: Mes tyre edhe ish-studenti që ishte bërë hit në internet

Më: 9 maj 2019 Në ora: 01:03
VV

Vetëvendosjes i janë bashkuar dhjetëra të rinj, asistentë, inxhinierë e studentë të drejtimeve të ndryshme nga Universiteti i Prishtinës, ndër ta edhe ish-studenti Rifat Krasniqi, ku vite më parë një video e tij qe bërë virale në rrjetet sociale, duke u përqeshur në forma të ndryshme.

Krasniqi me shumë studentë të Universitet të Prishtinës kishin protestuar duke kërkuar shkarkimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, si dhe afatin e prillit me dy provime.

E fjalimin e Rifat Krasniqit e kishin komentuar edhe grupi humoristik kosovar “Stupcat”.

Ata me anë të një video të publikuar kanë ironizuar me gëzimin e studentëve protestues pas vendimit që Këshilli Drejtues i UP-së, mori për shkarkimin e rektorit.

Në këtë video ironizuese Vedati flet në emër të senatorëve, por edhe pse në shqip, fjalimi i tij ka nevojë për një përkthim shqip-shqip nga Osmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat