Jeremiç kritikon Vuçiqin: Rezultati i bisedimeve 7 vjeçare është 25:0 për shqiptarët

Lajme

Jeremiç kritikon Vuçiqin: Rezultati i bisedimeve 7 vjeçare është 25:0 për shqiptarët

Nga: F.B Më: 9 maj 2019 Në ora: 10:21
Vuk Jeremiç

Presidenti I Partisë Popullore Vuk Jeremiç ka deklaruar se opozita në asnjë çmim nuk guxon të bie në joshje që heshtur të mbështes presidentin e Serbisë dhe SNS-së Aleksandar Vuçiq në qëllimin e tij të “tradhtisë së madhe” të zgjidh çështjen e rëndë të Kosovës duke shpresuar se të huajt pas kësaj të “të lëshojnë ujin poshtë”, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

"Nëse lejojmë që Vuçiq të nënshkruaj aktin e tradhtisë së madhe, ai do luftoj të mbetet në pushtet deri në fund të jetës. Do të sillet si Milo Gjukanoviq, binjaku I tij politik në Malin E Zi, duke thelluar lidhjet me krimin e organizuar dhe duke shitur një nga një interesat shtetërore, pavarësisht vullnetit të popullit “, ka thënë Jeremiç në Petrovc në Mlavi, ku Partia Popullore themeloj këshillim komunal.

„Në asnjë mënyrë nuk guxojmë të biem në joshje, në atë mënyrë sikur në vitin 2012 kur përparimtarët erdhën në pushtet duke premtuar se çështja e Kosovës do të përfundoj në mënyrën kundër interesave të Serbisë. Mbjellja e kungujve me dreçin gjithnjë vjen koha për pagesë sikur po i vjen tash Vuçiqit “, tha ai.

Presidenti i Partisë Popullore ka theksuar se “përcaktimi I kufijve” do të thotë ndarje e Kosovës ku Serbisë do I përkisnin disa përqindje të territorit të Kosovës në veri, ndërsa shqiptarët e Kosovës do të merrnin një pjesë të Serbisë jugore.

„Pasojat e nënshkrimit të një marrëveshje të këtillë dhe lejimi i mundësisë që Prishtina të bëhet anëtare e OKB-së në dekadat e ardhshme do të hapnin çështje tjera territorial dhe kjo nuk do mund të kontrollohet“, tha Jeremiç.

„Vuçiq kohë më parë me gjakftohtësi ka thënë se shqiptarët do të fitojnë pavarësinë në të gjithë territorin, por ai nuk është fajtor për këtë. Ai hyn në bisedime me palën tjetër duke iu thënë se do fitojnë çdo gjë që kërkojnë. Pse atëherë pala tjetër do të jetë gati të pranoj diçka nën atë , të paktën sa është Vuçiq në pushtet“,ka pyetur Jeremiç.

Jeremiç ka vlerësuar se mënyrë si ka biseduar Vuçiq për Kosovën që nga 2012 është bisedimi më i keq në historinë diplomatike moderne.

„Këtë mund ta bëjë ose një idiot, që ka fituar diçka për atë por jo në Kosovë. Kanë dhënë çdo gjë për 7 vite nuk kanë marr asgjë dhe lavdërohen. Një njeri i ndershëm do vriste vetën me këtë rezultat. Kjo nuk është 5:0 për ne, por 25:0 për shqiptarët dhe është rezultat i bisedimeve 7 vjeçare, që opinionin vazhdimisht e bombardon me gënjeshtra se për këtë janë fajtor ata që udhëhoqën vendin para tyre“, tha Jeremiç.

Në tubim kanë fol edhe nënkryetari i PP Nikola Jovanoviç dhe kryetari I Këshillit ekzekutiv Vladimir Dobrosavljeviç, ndërsa kryetar I Këshillit komunal në Petrovc u zgjodh Ivan Stevanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat