Pamje të rralla të luftës në Kosovë, kush është njeriu që i ka të gjitha xhirimet

Lajme

Pamje të rralla të luftës në Kosovë, kush është njeriu që i ka të gjitha xhirimet

Më: 9 maj 2019 Në ora: 11:00
Pamje të rralla të luftës në Kosovë, kush është njeriu që i ka të gjitha xhirimet

Deklarata e Bill Clintonit drejtuar shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999 e përmes së cilës u konfirmua përkrahja amerikane, ishte vetëm një nga momentet emocionuese për Kosovën në gjendje lufte

Periudha e luftës vështirë se do të harrohet nga populli i Kosovës. Madje, pati të tillë që u kujdesën t’i ruajnë ndodhitë e kësaj kohe si një dokument me rëndësi.

Pjetër Gjini, nga Pejtërshani i Gjakovës, i cili në atë kohë jetonte në Zvicër, u kujdes që çdo lajm që plasohej në media të incizohej.

Videokasetat që tashmë janë një pasuri arkivore për familjen Gjini, gjenden te vëllai i Pjetrit, Musa, i cili nuk ka mundur t’i shikojë asnjëherë, prej se është kthyer nga Zvicra.

Familja Gjini, së bashku me Musën, kanë qenë të detyruar nga Pjetri që çdo lajm ta incizojnë në atë kohë.

Gjini thotë se fëmijët e tij shpeshherë kanë dashur t’i shikojnë këto videokaseta, mirëpo ata e kanë të ndaluar për shkak të pamjeve të rënda që gjenden në to.

Gjini, për fund, shpreson se këto pamje që dokumentojnë të kaluarën tonë të dhimbshme, të mos harrohen kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat