Loshi për PSD-në: Fisnik Ismaili shpesh thotë shko në PS, por shkronja “D”, çka do të thotë?

Lajme

Loshi për PSD-në: Fisnik Ismaili shpesh thotë shko në PS, por shkronja “D”, çka do të thotë?

Nga: N.Sh Më: 9 maj 2019 Në ora: 19:46
Fisnik Ismaili

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, ka uruar njëvjetorin e PSD-së, me një mënyrë paksa më të veçantë sesa të tjerët.

Ai duke e komentuar emrin e PSD-së, thotë se shkronja “D”, nuk e din se çka do të thotë, pasi dy shkronjat tjera i ka mësuar prej Fisnik Ismaili, i cili u thotë njerëzve shkoni në PS.

Loshi e quan ideolog Ismailin dhe uron që edhe shkronja “D” të është diçka e mirë. “Shko në PS Drejt! A diçka ngjashëm!”

“Urime njëvjetori PSD-së. Shkronja D nuk di çka do me thanë. Dy të parat i di prej iedologut të saj, Fisnik Ismailit që shpesh iu thotë njerëzve shko në PS. Ishalla edhe shkronja D, diçka mirë do me thanë! Shko në PS Drejt! A diçka ngjashëm!”, shkruan Loshi, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat