KFOR tregon arsyen e ndërrimit të tabelave përgjatë vijës admnistrative kufitare

Lajme

KFOR tregon arsyen e ndërrimit të tabelave përgjatë vijës admnistrative kufitare

Nga: F.B Më: 10 maj 2019 Në ora: 06:06
Ilustrim

Në periudhën e ardhshme KFOR-i do të angazhoj një kompanie civile që të zëvendësoj tabelat aktuale përgjatë gjithë vijës administrative mes Kosovës dhe Serbisë.

Tabelat si thonë nga zyra informative e këtij misioni ndërkombëtar për  "Politika" transmeton “Bota Sot”, janë në gjendje të keqe për shkak të ndikimit të kushteve klimatike.

Zëdhënësi i KFOR-it Vinçenco Graso ka theksuar se nga e premtja me 10 maj, shenjat dhe tabelat do zëvendësohen me qëllim që të evitohet mundësia që pjesëtarët e KFOR-it dhe UNMIK-ut të shkelin marrëveshjen me ushtrinë e Serbisë duke “ kaluar rastësisht vijën administrative kufitare”.

Ai ka thënë se vija administrative është vendos me qëllime ushtarake dhe nuk ka asnjë lidhje me kufijtë e tanishëm apo të ardhshëm.

Në përgjigje të konstatimeve se serbët janë të frikësuar edhe të hutuar me aktivitetet e paralajmëruara të KFOR-it, Graso ka thënë se nuk ka asnjë arsye për frikë apo hutim.

"Qytetarët duhet të dinë se mund të kenë besim në KFOR. Për këtë KFOR-i lëshon kumtesa me qëllim informimi dhe për të evituar çfarëdo spekulimi qoftë apo frikë të pabazuar ", ka thënë Graso.

Sipas tij shenjat dhe tabelat ndërrohen sepse janë vendosur para 20 viteve, janë të dëmtuar nga kushtet klimatike ndërsa disa janë hequr.

Ai shtoi se do ndërrohen rreth 79 shenja në mbi 20 lokalitetet.

Graso ka nënvizuar se këto shenja nuk asnjë ndikim as vlefshmëri për qytetarët dhe paraqesin referencë vetëm për personalin e KFOR-it dhe UNMIK-ut.

Në fund zëdhënësi Graso ka theksuar se KFOR nuk vendos kufij, se është paanshëm dhe nuk favorizon askënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat