"Vrasja e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës i hapi rrugën Klanit të Rognerit, ja kush e gjurmoi këtë vrasje, por..."

Lajme

"Vrasja e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës i hapi rrugën Klanit të Rognerit, ja kush e gjurmoi këtë vrasje, por..."

Nga: N.Sh Më: 10 maj 2019 Në ora: 09:18
Ilir Konushevci dhe Hazir Mala

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se vrasja e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës, i hapi rrugë Klanit multimilonësh të Rognerit që të përfitojnë nga biznesi multimilionësh i shitjeve të armëve.

Miftari, shkruan se, Fatmir Haklaj ishte i vetmi që seriozisht gjurmoi dhe u hakmor deri dikund për vrasjen e njeriut kryesor të furnizimit me armë të UÇK-së të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës.

Ai shton se, kjo vrasje e dëmtoi shumë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Vrasja e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës i hapi rrugën Klanit multimilonësh të Rognerit

Fatmir Haklaj ishte i vetmi njeri që seriozisht gjurmoj dhe u hakmor deri dikund për vrasjen e njeriut kryesor të furnizimeve me armë të UÇK, komandant Mërgimit, Ilir Konushevcit dhe mjekut Hazir Malen të vrarë në priten e 8-9 majit 1998 afër fshatit Miliskaj.

Kjo vrasje dëmtoj shumë rënd UÇK dhe urdhëruesit e asaj vrasje në prit nuk u zbuluan kurrë, por fort besoj... se urdhëruesit e asaj vrasje dhe atyre vrasjeve pasi nuk janë vrasje të vetmet i kemi sot në pushtet dhe parlament tonë.!

Pas kësaj vrasje të porositur furnizimi i UÇK me armë u bë biznes multi-milionësh nga profiterët e luftës sidomos nga klani i Rognerit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat