Vuçiç tregon si qëndron e vërteta: Pse nuk dola në foto me Metën e Kitaroviç

Lajme

Vuçiç tregon si qëndron e vërteta: Pse nuk dola në foto me Metën e Kitaroviç

Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:43
Aleksandar Vuçiç, Ilir Meta, Kitarovic dhe Pahor

Mungesa e presidentit serb në foto në nisje të samitit të Brdo-Brijunit me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë, bëri jehonë edhe në mediat serbe.

Kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale pamjet se si Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk qëndroi për të bërë një foto me Presidentin shqiptar Ilir Meta, presidenten e Kroacisë, Kitarovic dhe atë presidentin slloven, Pahor.

Fillimisht u tha se ishte Vuçiç ai që nuk pranoi të dalë në foto. Më pas kishte komente se bëhej fjalë për një keqkuptim. Por vetë Vuçiç ka thënë për mediat serbe se ishte një keqkuptim.

“Kam qenë pjesë e fotos zyrtare. Kur sheh dikë, shkon dhe i shtrëngon dorën. Këtë kam bërë me Kolindën, Pahorin dhe Metën, por ajo nuk ishte diçka zyrtare”, tha Vuçiç.

Ndërsa për atë shtrëngim duarsh me Hashim Thaçin në prezencë të Federica Mogerinit, Vuçiç tha se e kishte parë dhe i kishte dhënë dorën.

“Nëse tani po merreni se ishte një shtrëngim duarsh i ftohtë, apo nuk e di. Merreni si të doni. Ishte një takim në një bufe ku kishte edhe çaj të ngrohtë”, e ka mbyllur Vuçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat