Mediat serbe: Kush po e realizon “Shqipërinë Etnike”?

Lajme

Mediat serbe: Kush po e realizon “Shqipërinë Etnike”?

Nga: F.B. Më: 10 maj 2019 Në ora: 11:20
Shqipëria Etnike

Pse Prishtina dhe Tirana kanë aktivizuar tregimin për bashkimin kombëtar? Qëllimi i tyre është që në sy të perëndimit që pavarësia e gjithë Kosovës të paraqitet zgjidhje më pak ekstreme, shkruan “Novosti” në një hulumtim që ka bërë, transmeton “Bota sot”.

Proverbi “heshtja është shenjë e pranimit” mund të jetë sqarim i pasivitetit të zyrtarëve evropian secilën herë kur liderët e Tiranës dhe Prishtinës përmendin planin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Dëshirat e tyre megjithatë nuk mbeten vetëm në nivelin e retorikës, po ngadalë po realizohen në terren.

Shqiptarët në të dy anët e Bjeshkëve të Nemuna tash 4 vite mbajnë mbledhje të përbashkëta të qeverive, pjesëtarët e ushtrisë së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës kohë më parë kanë mbajtur stërvitje të përbashkët në Kosovës, në plan është përfaqësimi unik diplomatik i Prishtinës dhe Tiranës, përderisa në Durrës është hapur “zyra e doganës së Kosovës”, me çka është bërë hapi i parë drejt bashkimit doganor të (ashtuquajturës) Kosovë dhe Shqipërisë. Krahas kësaj Edi Rama nuk fsheh se fshirja e kufirit me Kosovën është vetëm fillimi dhe se në plan është edhe fshirja e kufirit me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë.

Ndoshta për shkak të gjithë kësaj, Brukseli përsëri mbeti i shurdhër kur të mërkurën në tiranë Rama dhe Thaçi presidenti i institucioneve të përkohshme të Prishtinës kanë biseduar për bashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe për bashkimin e tri komunave të jugut të Serbisë me Kosovën , ndërsa këtë e fshehin nga opinioni.

Sipas analistit të politikës së jashtme Nemanja Staroviç deklarata më të reja të Thaçit dhe Ramës për bashkimin kombëtar të shqiptarëve është pjesë e retorikës që ka qëllim që në sy të bashkësisë ndërkombëtare pavarësia e Kosovës të paraqitet zgjidhje më pak ekstreme:

“E dukshme është heshtja e pjesës më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare që mund të komentojmë si shprehje e inercionit, ku shqiptarët edhe më tutje shikohen si viktima dhe mbrojtës të bashkësisë ndërkombëatre dhe të cilëve iu lejohet gjithçka, ndërkohë që padyshim në mes të mentorëve të tyre ka edhe të tillë që ndërgjegje mbështesin projektin shteto-madh të shqiptarëve”.

Staroviç përkujton se rrethanat kanë ndryshuar në raportin me periudhën e fundit të shekullit 20 dhe fillimit të shekullit 21 dhe se Serbia nuk është në atë pozitë që duhet heshtur të vështroj realizimin e projektit që direkt rrezikon interesat e saj kombëtare:

“Zgjidhja për konfliktin në Kosovë duhet të kërkohet brenda krahinës sonë jugore në bazë të kompromisit rreth të gjitha çështjeve përfshirë edhe atë territoriale. Çdo përpjekje e zgjerimit të bisedimeve në zgjidhjen e çështjes kombëtare të shqiptarëve duhet sipas logjikës të kushtëzohet edhe me kërkesën e Beogradit dhe Banjallukës që të shqyrtohet çështja kombëtare serbe në Ballkan. Argumentimi i palës serbe në këtë kuptim është bazuar në vlera të qëndrueshme”.

Me rastin e “marrëveshjes së fshehtë” të Ramës e Thaçit në Tiranë, presidenti Vuçiq ka tërhequr vërejtjen se shqiptarët kanë pasur sukses që me përsëritjen e përditshme të tregimit për bashkimin e tyre kombëtar të bëjnë atë çështje normale dhe askush mos të reagoj sepse e kanë mësuar Evropën me këtë.

Shenjë edhe Mali i Zi

Se as Mali i Zi nuk është kursyer nga aspiratat megalomane të shqiptarëve, mendon edhe analisti politik prof. dr Srgja Vukadinoviç:

“Malësia politikisht veç është humbur, nesër kjo mund të i ndodh Ulqinit dhe ja projekti që zgjeron hapësirën politike shqiptare. Mashtrohen ata që mendojnë se Mali i Zi si anëtare e NATO-së do të kursehet. Kosova nuk është shtet por bartës aeroplani tokësor i amerikanëve dhe këtë shqiptarët e dinë mirë dhe tentojnë ta shfrytëzojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat