Agjencia amerikane flet për paradën ushtarake në Nish

Lajme

Agjencia amerikane flet për paradën ushtarake në Nish

Nga: F.B. Më: 10 maj 2019 Në ora: 14:30
Ilustrim

Agjencia amerikane e lajmeve AP, ka publikuar artikullin ku shkruan se “Serbia mban paradë ushtarake me të cilën po shënon Ditën e Fitores ndaj Gjermanisë fashiste në Luftën e Dytë Botërore, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Agjencia vlerëson se bëhet fjalë për demonstrim të hapur të forcës në momentin e tensioneve në rritje me Kosovën.

Në tekst thuhet se në paradën e sotshme në Nish po marrin pjesë 4 mijë pjesëtarë të trupave të armatosura, 300 automjete dhe 40 fluturake, përfshirë këtu dy helikopterë luftarak rus me ekipe pilotuese ruse, me çka si vlerëson AP demonstrohet aleanca gjithnjë e më e madhe politike dhe ushtarake me Moskën.

AP konstaton se tensionet në regjion janë rritur “pasi Serbia dhe Kosova akuzojnë njëra tjetrën për minim të përpjekjeve për pajtim pas luftës 1998-99, që përfundoi me intervenimin e NATO-së".

Agjencia me këtë rast përkujton se Serbia nuk e njeh pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës.

Agjencia amerikane vlerëson se çfarëdo intervenimi i Serbisë në Kosovës do të niste konfliktin direkt me forcat paqeruajtëse në krye me NATO që janë të stacionuara atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat