Gjuriq për promovimin e “Shqipërisë së Madhe” të Thaçit dhe “Flakareshën Evropës”

Lajme

Gjuriq për promovimin e “Shqipërisë së Madhe” të Thaçit dhe “Flakareshën Evropës”

Nga: F.B Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:59
Marko Gjuriq

Drejtori i (ashtuquajturës) zyrës së Kosovës Marko Gjuriq ka thënë se promovimi I “Shqipërisë së Madhe” nga Thaçi është “flakaresh”, jo vetëm Serbisë por edhe të gjithë Evropës liridashëse, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të dënoj “ sjelljen jo civilizuese dhe luftënxitëse” të presidentit të institucioneve të përkohshme dhe “kreut të Prishtinës”.

"Shpresoj se bashkësia ndërkombëtare posaçërisht ajo pjesë që ka mbyllur sytë para veprimeve të Prishtinës, përfundimisht do të gjej fjalë të vërteta të dënoj sjelljen luftënxitëse dhe jo civilizuese të Thaçit dhe ‘kreut të Prishtinës’” ", ka shkruar në rrjetin social Gjuriq.

Ai tërhoqi vërejtjen se “ me eskalimin e agresionit të tij të papërgjegjshëm” nuk është rrezikuar vetëm populli serb por I gjithë Ballkani perëndimor dhe e gjithë Evropa.

Gjuriq ka vlerësuar se Thaçi vetëm një ditë pas shënimit të Ditës Evropiane të Fitores dhe Ditës së Evropës edhe njëherë pa asnjë dilemë porositi se vlerat evropiane dhe antifashiste nuk janë aq të afërta.

"Promovimi i Shqipërisë së Madhe nga Thaçi ndonëse I okupuar me dëshirën për liberalizimin e qarkullimit të lirë të njerëzve, mallit dhe kapitalit mes Shqipërisë dhe Kosovës së vetëshpallur është flakaresh, jo vetëm Serbisë por edhe krejt Evropës liridashëse që dëshiron stabilitet, paqe dhe prosperitet ", tha Gjuriq.

Sipas tij Thaçi si një ndër këshilluesi i krijimit të barrierave tregtare bë regjion, është I fundit që ka të drejt të paraqitet si politikan interesi I të cilit është largimi i barrierave.

Ai shprehet se beson që edhe sponsorët e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës e shohin këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat