Skot: Turp që krimineli i luftës ishte në krye të marshimit në Nish

Lajme

Skot: Turp që krimineli i luftës ishte në krye të marshimit në Nish

Nga: F.B Më: 10 maj 2019 Në ora: 18:00
Kajl Skot

Ambasadori amerikan Kajl Skot ka shprehur pakënaqësinë për shkak se gjenerali Lazareviq ka pri marshimit “regjimenti i pavdekshëm” me rastin e shënimit të Ditës së Fitores, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”

Skot mendon se është “turp që gjenerali i pensionuar ushtarak Vladimir Lazareviq të enjten me rastin e marshimit ka udhëheq “regjimentin  e pavdekshëm”, duke përkujtuar se Lazareviq është i dënuar për krime lufte.

"Është turp që një i dënuar për krime lufte të prij para atyre që duan të i shprehin nderim aleatëve që kanë vdekur duke luftuar për paqe dhe të drejtën në Evropë. Dita e Evropës është dita e vlerave evropiane ", ka thënë Skot në rrjetin social Tviter, ndërkohë që ka publikuar foton ku gjeneralit ia mban uniformën ushtarake sekretari i presidencës Nikolla Selakoviq.

Gjenerali Lazareviq i cili ishte komandanti I dikurshëm i korpusit të tretë të Prishtinës, para Tribunalit të Hagës është dënuar me krime ndaj njerëzimit, shkelje të ligjit të luftës dhe vepra tjera me 14 vjet burg. 

Ai është liruar me kusht në dhjetorin 2015, pasi ka kaluar mbi dhjetë vjet në burgun në Tribunalin në Sheveningen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat