Jeton Vorfi: Vuk Mirkoviq ka qenë i uniformuar

Lajme

Jeton Vorfi: Vuk Mirkoviq ka qenë i uniformuar

Më: 10 maj 2019 Në ora: 19:11
Jeton Vorfi

Jeton Vorfi është mjeku nga Gjakova emrin e të cilit e ka përmendur që dy herë serbi Vuk Mirkoviq, i akuzuar për vrasje të familjarëve të familjeve Kumnova dhe tash familjes Ferizi.

Vorfi ka konfirmuar në Info Magazine se Mikroviqin e ka pasur fqinj 20 vjet më parë. Vorfi ka thënë se Mirkoviq ka qenë i uniformuar në kohën e luftës dhe që ka bartur armë.

“E kam pas fqinjin e parë, ka jetuar një kat nën banesën time. Ai në fakt ka qenë me uniformë të rezervistëve dhe ka mbajt siguri. Ka qenë i armatosur. Ai ka qenë i mobilizuar sikur të gjithë serbët tjerë”, është shprehur Vorfi.

“Çfarë ka ndodhur pas datës 3 prill nuk e di sepse atëherë neve na kanë përzënë nga banesa. Dihet që vrasjet më të mëdha kanë ndodhur pas kësaj date. Unë e di se Mirkoviq ka qenë me uniformë”.

“Kur na kanë përzënë nga banesa ai ka qenë aty, ka ndodh para syve të tij dhe nuk e ka thënë asnjë fjalë nga goja. Nuk na ka bërë kurrfarë ndihmese. Edhe ai ka qenë i mobilizuar. Vetëm ka heshtur kur na kanë përzënë nga banesa. Nga aty kemi shkuar në drejtim të Shqipërisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat