Parada ushtarake në Nish/ Serbia tregon pajisjet e reja të dhuruara nga Rusia

Lajme

Parada ushtarake në Nish/ Serbia tregon pajisjet e reja të dhuruara nga Rusia

Më: 11 maj 2019 Në ora: 09:22
Ilustrim

Serbia zhvilloi në qytetin e Nishit një parade ushtarake ku u treguan edhe armë të reja e pajisje artilerie të dhuruara nga Rusia. Për presidentin Aleksandër Vuçiç, kjo parade ishte një demonstrim i progresit që ka arritur vendi i tij, dhe sa është fuqizuar ai.

Por eventi i mbajtur në ditën e fitores në Serbi, është përshkruar nga “Washington Post” si tregues i forcimit të aleancës së Serbisë me Rusinë, dhe demonstrim force ndaj Kosovës, në kohën kur mes dy shteteve ka tensione.

Serbia mbajti një paradë ushtarake për të shënuar ditën e Fitores që shënon mposhtjen e Gjermanisë naziste në Luftën e dytë Botërore, një demonstrim i qartë force ky në mesin e rritjes së tensioneve me Kosovën.

Parada në qytetin jugor të Nishit përfshinte 4.000 trupa, 300 mjete ushtarake dhe 40 avionë, si dy helikopterë luftarakë rus, të cilët kishin në bord ekuipazh rus- një shpalosje kjo e aleancës në rritje politike dhe ushtarake me Moskën.

Shpresoj që nuk do të na duhet ta përdorim forcën tonë ushtarake kundër dikujt, citohet të ketë thënë Vuçiç, e gjithë kjo sipas tij, duhet të shërbejë më së pari si frikësim për agresorët.

The Post thekson në artikullin e tij se çdo ndërhyrje ushtarake e Serbisë në Kosovë do të shkaktonte një përplasje direkte me paqe-ruajtësit e NATO-s të stacionuar atje.

Sipas disa mediave kosovare, Serbia është vendi që ka investuar në ushtri më shumë se të gjithë vendet e Ballkanit së bashku, duke injektuar gati 700 milionë dollarë vetëm për forcimin e sektorit ushtarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat