Ambasadori britanik përgëzon Rita Orën për emërimin ambasadore e UNICEF-it

Lajme

Ambasadori britanik përgëzon Rita Orën për emërimin ambasadore e UNICEF-it

Më: 11 maj 2019 Në ora: 15:15
Rita Ora

Rita Ora ka bërë të ditur se është emëruar ambasadore e UNICEF-it.

Rita Ora ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga vizita e fundit në Kosovë.

Këngëtarja ka shkruar për misionin e UNICEF-it dhe u shpreh e lumtur që është pjesë e tij dhe shtoi se me udhëtimin e fundit në Kosovë e ka kuptuar punën e tyre.

“Jam e nderuar që të ndaj me ju lajmin se jam emëruar ambasadore e UNICEF-it në Britani. Që nga viti 2013, unë kam mësuar shumë për UNICEF-in dhe punën e mrekullueshme që ata bëjnë për të ndryshuar të ardhmen e fëmijëve. Udhëtimi im i fundit në Kosovë më bëri të shoh punën e UNICEF-it në vendlindjen time dhe jam e vendosur më shumë se kurrë për të shfrytëzuar pozicionin tim për të ndihmuar, bërë fushatë dhe këshilluar. Faleminderit UNICEF, jam pa fjalë!!!”, ka shkruar Rita.

Amabasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell përmes një postimi në rrjete sociale, e ka përgëzuar Ritën për këtë sukses.

“Urime Rita Ora. Secili prej nesh mund ta bej kontributin e vet”, shkruan O’Connell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat