Jovanoviq: Serbia duhet të bëjë marrëveshje me Kosovën, pa marrë parasysh çmimin

Lajme

Jovanoviq: Serbia duhet të bëjë marrëveshje me Kosovën, pa marrë parasysh çmimin

Nga: F.B Më: 11 maj 2019 Në ora: 23:25
Çedomir Jovanoviq

Lideri i LDP-së Çedomir Jovanoviq ka theksuar sonte se duhet të bëhet marrëveshje me Prishtinën pa marr paraysh çmimin që mund të paguhet, sepse kjo është në interesin tonë, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas fjalëve të tij, pas të gjitha ngjarjeve në Serbi në muajt e shkuar dhe zhvillimet e situatës në regjion, nacionalizimi po fiton dimension të ri dhe protagonistë.

Jovanoviq ka vlerësuar se “Serbia duhet të hyj në BE dhe NATO dhe duhet të arrij marrëveshje me Prishtinën, pa marr parasysh çmimin e lartë që do të paguajmë”, duke shtuar se kjo marrëveshje do të jetë në interesin tonë.

“Nga ana tjetër, me çdo çmim duhet të ruajmë paqen në regjion, kjo do të thotë ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpjekjeve të saj që ajo të mbetet unike, të zgjidh problemet dhe të niset në BE dhe NATO, po ashtu të zgjidh mospajtimet me Maqedoninë Veriore, Kroacinë dhe Malin e Zi” ka thënë Jovanoviq që mendon se këto janë parakusht për mbijetesë dhe zhvillim të Serbisë.

Sipas fjalëve të tij, alternativa që duhet të ndryshoj mënyrën e tillë të mendimit shtyn tutje kufijtë në pjesën më të madhe të opozitës serbe, e cila paradite “kishe sulmon ata që janë dënuar në procesin e ‘grushtetit “, ndërsa fshihen në Serbi, duke bërë vepra të këqija, ndërsa pasdite iu organizohen tubime mbështetëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat