Lazareviq i reagon ambasadorit amerikan: Pse heshtni për të vërtetën e vetme

Lajme

Lazareviq i reagon ambasadorit amerikan: Pse heshtni për të vërtetën e vetme

Nga: F.B Më: 12 maj 2019 Në ora: 12:47
Vladimir Lazareviq

"Asnjëherë për asnjë krim, as një vrasje, as një vdekje ndaj ndokujt apo diku nuk jam akuzuar, as dënuar" ka thënë gjenerali në pension Vladimir Lazareviq, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë e bëri Lazareviq duke komentuar atë që mediat dhe diplomatët e jashtëm “e pritën në thikë”, pasi ai në Ditën e Fitores ka kryesuar marshimin e “Regjimentit të pavdekshëm” në Nish.

"Le të jetë në nderin e atyre njerëzve që vetën e quajnë gazetarë dhe redaksive që botuan si sensacion se i akuzuari për krime të lufte të jetë në krye të marshimit”, ka thënë Lazareviq për “Politika”.

Ai ka nënvizuar se ishte i akuzuar nga Haga, më vonë edhe i gjykuar dhe i dënuar me 15 vjet burg, pastaj dënimi i është ulur në 14 vjet për shkak të përgjegjësisë komanduese gjatë ngjarjeve në Kosovë.

"Mua më është ngarkuar për shkak se nuk kam evituar dëbimin e shqiptarëve nga Kosova. Kjo është e vërteta e vetme ", tha Lazareviq.

Sipas tij, edhe më interesante janë konstatimet e mediave që janë të orientuar kundër serbe, që mezi kanë pritur përfshirë edhe diplomacitë e huaja posaçërishtë të atyre vendeve që në vitin 1999 kanë kryer agresion në vendin tonë.

"Merrni me mend çfarë sjellje prepotente, kur diplomatët i lejojnë vetës të thonë se është marre që unë kam drejtuar ‘regjimentin e pavdekshëm’. Ndërkohë edhe sot e kësaj dite pas 20 viteve heshtin për të vërtetën e vetme – se shteti i tyre ka kryer krime në shekullin 20 ndaj civilëve të popullit ton, pasi ushtarakisht assesi nuk kanë mundur të na mundin,ndërsa për atë krim asnjëherë askujt nuk i janë përgjigjur edhe pas dy dekadave ", tha Lazareviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat