Opozita kritikon Vuçiqin: Keqpërdorim i kishës, lojë para vendimit për Kosovën

Lajme

Opozita kritikon Vuçiqin: Keqpërdorim i kishës, lojë para vendimit për Kosovën

Më: 12 maj 2019 Në ora: 19:39
Aleksandër Vuçiq

Lidhja për Serbinë në opozitë ka vlerësuar sot se pjesëmarrja e paralajmëruar e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic në ‘Saborin’ e Kishës ortodokse serbe është keqpërdorim i kishës dhe lojë për vënine në ansestezion të kishës para vendimit për Kosovën.

“E gjykojmë ashpër këtë precedent, ftesën për pjesëmarrje nga ana e patriarkut Irinej, dhe mendojmë se të gjithë ata të cilët nuk e mbështesin pushtetin e tanishëm janë vënë në pozitë që ‘Sabori’ nuk mund t’i dëgjojë qëndrimet e tyre, as për çështjen e dmeokracisë në Serbi, as për çështjen e Kosovës”, thuhet në kumtesë, dhe shtohet se kjo paraqet “vënie në nestezion të Kishës para vendimit jokushtetues për dorëzimin e Kosovës të cilin Vucic po e paralajmëron.

Kumtesa kritikon Vucicin se “e ka privatizuar çështjen e Kosovës”, transmetojnë mediet serbe.

Duhet përkujtuar se opozita serbe, e cila po proteston kundër pushtetit të Vucicit, nuk po gjen mbështetje ndërkombëtare edhe për shkak se është kundër njohjes së Kosovës nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat