Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka përgëzuar Uran Ismailin, me rastin e përzgjedhjes së tij, në krye të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, përcjell “Bota sot”.
Hoxha përmes një postimi në rrjetin social ka potencuar se platforma Dekada e Re, mund ta ndryshoj kryeqytetin, me Uran Ismaili në krye të saj.
Ndryshe, sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së, në Prishtinë, ku kryetar i kësaj dege u zgjodh Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Postimi i plotë:
Dekada e Re, në Prishtinë, nga sot do të prezantohet nga Kryetari i ri i PDK, si dhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Kjo platformë politike, do të jetë platformë e të gjithë qytetarëve që duan një kryeqytet ndryshe, me të gjitha elementet e një kryeqyteti. Këtë, mund ta arrij, pa mëdyshje, Uran Ismaili.
Urime të gjithë delegatëve për Kuvendin e suksesshëm zgjedhor!
Urime dhe suksese kryetar Uran Ismaili!
#DhurataHoxha
#DekadaeRe
#PDK