Taksa nuk ndihmoi prodhuesit vendor: Nuk hapi vende pune, por vetëm u rritën çmimet për qytetarët

Lajme

Taksa nuk ndihmoi prodhuesit vendor: Nuk hapi vende pune, por vetëm u rritën çmimet për qytetarët

Më: 12 maj 2019 Në ora: 21:31
Ilustrim

Vendimi nga ana e Qeverisë së Kosovës për të vendosur taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, po shihet se nuk ka pasur asnjë ndihmesë për prodhuesit vendor.

Instituti GAP po pretendon se taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake nuk i ka ndihmuar prodhuesit vendor, as nuk ka hapur vende të reja pune dhe as nuk e ka ndihmuar ekonominë e Kosovës.

Madje nga hulumtimi i tyre po del se edhe çmimet në treg janë rritur për qytetarët e Kosovës pas vënies së taksës.

Po ashtu edhe kontrabanda është rritur nga Serbia në drejtim të Kosovës me produktet e tyre, shkak taksa 100%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat