Vuçiq diskuton sot, për çështjen e Kosovës me krerë të Kishës Ortodokse

Lajme

Vuçiq diskuton sot, për çështjen e Kosovës me krerë të Kishës Ortodokse

Më: 13 maj 2019 Në ora: 00:40
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot do të takohet me Kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkun Irinej.

Vuçiq do të marrë pjesë në Parlamentin e SPC-së ku do të flasë për problemin e Kosovës, pozicionin dhe qëndrimin e shtetit ndaj kësaj çështje.

Ai ka thënë se në këtë mbledhje do të ketë mundësi t’i përgjigjet të gjitha gënjeshtrave që janë thënë për të.

“Do të përgjigjem për të gjitha akuzat që më janë drejtuar, do t’i paraqes faktet për të ardhmen e Serbisë”, ka deklaruar Vuçiq.

Presidenti serb, ka shtuar se peshkopët do të kenë mundësi të dëgjojnë qëndrimet ndaj çështjes së Kosovës. Ai theksoi se do të diskutohet edhe për të ardhmen e dialogut.

Vuçiq është kritikuar nga opozita serbe dhe peshkopë të Kishës se po pretendon ta njoh pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat