Vuçiq: Peshkopëve do t’u flas edhe për bisedimet me Kosovën

Lajme

Vuçiq: Peshkopëve do t’u flas edhe për bisedimet me Kosovën

Më: 13 maj 2019 Në ora: 12:08
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka dhënë fund hamendësimeve se a do të marrë pjesë në ‘saborin’ e Kishës ortodokse serbe (KOS)

“Jam krenar që do të kem rastin që sot të marr pjesë në Kuvendin e KOS-it, në të cilin do të flitet për Kosovën, pozitën e Serbisë dhe marrëdhëniet ndaj kishës. Ky do të jetë rast të prezantoj atë që punojmë dhe të përgjigjem në të gjitha të pavërtetat”, ka thënë ai sipas medieve serbe.

Opozita serbe e ka akuzuar Vuçiqin se do “ta vërë në anestezion kishën serbe para dorëzimit të Kosovës”.

Ndonëse, Serbia zyrtarisht është shtet sekular, Kisha ortodokse serbe ka ndikim të madh në politikë dhe i përmbahet projektit të nacionalizmit serbomadh dhe Kosovën e mendon si pjesë të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat