Gjuriq: Zgjedhjet në veri të kalojnë pa incidente

Lajme

Gjuriq: Zgjedhjet në veri të kalojnë pa incidente

Më: 13 maj 2019 Në ora: 17:35
Marko Gjuriq

Është e rëndësishme që zgjedhjet e ardhshme për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës të kalojnë pa incidente dhe në një atmosferë demokratike, tha Marko Gjuriq.

Kreu i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën theksoi se çdo ‘përpjekje e mundshme për të rishikuar vullnetin zgjedhor të qytetarëve nga institucionet e  Prishtinë duhet të parandalohet’.

Ai gjithashtu vuri në dukje ‘presionin gjithnjë e më të shpeshtë të Prishtinës mbi Listën Serbe dhe neglizhencën e vullnetit zgjedhor të qytetarëve të përkatësisë etnike serbe në Kosovë’.

Zgjedhjet në veri mbahen më 19 maj, pasi më herët kryetarët e katër komunave të udhëhequra nga Lista Serbe dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie me vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e masës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat