Vuçiq pas takimit në SPC: Para neve është një periudhë e rëndë, do mundohemi të nxjerrim maksimumin

Lajme

Vuçiq pas takimit në SPC: Para neve është një periudhë e rëndë, do mundohemi të nxjerrim maksimumin

Nga: F.B Më: 13 maj 2019 Në ora: 21:35
Foto nga takimi

Ai para peshkopëve ka thënë se “do të vazhdoj të luftoj të nxjerr maksimumin nga gjithçka që mund të fitoj për popullin serb, krahas ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, por pa pranim të shantazheve dhe dhënies së asaj që është e jona, as që nuk guxojmë të japim”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq gjatë takimit mbi dy orësh ka shprehur shqetësimin për popullin në Kosovë, ka folur hapur dhe sinqertë për çdo gjë që e mundon popullin dhe u përgjigjur në pyetjet e peshkopëve.

„Mendoj se jemi kuptuar, me rëndësi është që të kuptojmë dallimet tonë dhe të respektojmë njëri-tjetrin dhe të besojmë se po bëjmë më të mirën për atdheun. Kemi biseduar për temat e rëndësishme, raportet me Republika Srpska, abetaren unike për hapësirën serbe, për gjendjen ton kur brenda ditës humbim 104 persona që më shume vdesim se që lindim “, tha ai.

Kisha ka ndihmuar në të gjitha territoret posaçërisht ku populli serb ishte i rrezikuar në Kosovë.

„Para neve është periudhë e rëndë. I kam shpreh të gjitha brengat. Mendoj se patriarku kupton shkëlqyeshëm ashtu si unë kuptoj shqetësimet e tij se dikush duhet të marr vendime jo të lehta për këtë vend. Disa nga peshkopët thanë çfarëdo që do të bëni dikujt do të i jesh fajtor. Unë e kam kuptuar këtë shkëlqyeshëm “, tha Vuçiq.

Ai theksoi se i ka njoftuar me të gjitha bisedimet ashtu siç Kisha e ka njoftuar me shqetësimet dhe qëndrimet e saj.

„ Falënderoj të ndriturit që ka treguar përgjegjësi të madhe në zhvillimin e përparimit të shoqërisë serbe, faleminderit edhe Dodikut që ishte korrekt edhe i sinqertë dhe ka kuptuar pozitën shtetërore të Serbisë “, tha Vuçiq.

Ai paralajmëroi se do të vazhdoj të bëjë më të mirën në interes të popullit në Kosovë dhe të shtetit.

Vuçiq shprehu besimin se në të ardhmen do mund të iu gëzohem sukseseve ekonomike, hapjeve të fabrikave dhe ato të jenë tema e jo këto çështjet strategjike.

Patriarku Irinej ka lavdëruar Vuçiqin që po lufton trimërisht për Serbinë, Kosovën dhe çdo gjë që ndërlidhet me emrin serb, ndërsa sipas tij ky nuk është mendimi vetëm i tij por i Këshillit të SPC.

Ai nënvizoi se gjendja në Kosovë është shumë e rëndë dhe është ende pikëpyetje e madhe si do të gjendet zgjidhja për çështjen e Kosovës.

Dashuria jonë ndaj Kosovës është e madhe, por situata është ë ngjashme me proverbin popullor që thotë: " Të dëshiroj vajzë që djali i mbretit të të marr, por të tjerë po sillen rreth shtëpisë...".

" Do të luftojmë dhe nuk do ndalemi në mbrojtjen e Kosovës. Sa do të kemi sukses? Shpresojmë në Zotin dhe ndihmën e miqve se do të kemi sukses. Sa mbetet të shohim, varësisht nga situata në botë dhe ata që na mbështesin neve dhe palën tjetër ", tha Irinej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat