Vuçiq: Nuk dihet cila do të jetë zgjidhja për Kosovën

Lajme

Vuçiq: Nuk dihet cila do të jetë zgjidhja për Kosovën

Më: 14 maj 2019 Në ora: 07:08
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas diskutimeve me peshkopët serb të Kosovës në një sesion të Kishës Ortodokse Serbe, ka thënë se do të vazhdojnë të luftojnë për të bërë më të mirën për popullin serb.

Vuçiq ka theksuar se do ta ruajnë paqen dhe stabilitetin, por nuk do të pranojnë shantazh dhe të japin atë që sipas tij ju takon

Ai ka shtuar se në takimin i cili zgjati dy orë e gjysmë ka shprehur shqetësim të madh për popullin serb në Kosovë.

Ndërsa, patriarku Irinej, ka thënë se Vuçiq po lufton heroikisht për çështjen e Kosovës dhe se nuk dyshon në qëllimet e tij të mira.

“Unë e admiroj dhe i lutem Perëndisë për t’i dhënë atij fuqi dhe urtësi për të kryer rolin e presidentit në mënyrën më të mirë të dobishme”, ka deklaruar Irinej.

Sipas tij, situata në Kosovë është shumë e vështirë, dhe është shumë e pasigurt se si do të arrihet një zgjidhje për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat