Nikolla Selakoviq, sekretar i përgjithshëm i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ka ftuar serbët nga katër komunat në veri të Kosovës që të dalin dhe votojnë në zgjedhjet e 19 majit për Listën Serbe.
Sipas tij, me ndihmën e shtetit të Serbisë në mënyrën më të mirë mund të mbrohen interesat serbe.
Selakovq i tha TV Pink se “nuk ka gjëra që Prishtina nuk u përpoq të bënte për të penguar që Lista Serbe të garonte me përfaqësuesit e saj në këto zgjedhje, por ajo arriti të ruante identitetin e saj”.
Në zgjedhjet e së dielës në veri pos Listës Serbe garojnë edhe dy parti shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Klan Kosova.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit votohet për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.