Publicisti Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se është shkruar e thënë aq shumë për batakçillëqet e Hashim Thaçit, sa është vështirë të thuhet diç të re.
“Por, nuk është vepruar fare, jo vetëm nga opozita, por, as nga populli i Kosovës. Sepse sjelljet e tij, në cilësinë e presidentit të vendit, janë aq të dëmshme e skandaloze për Kosovën, sa që kjo nuk mund të kufizohet vetëm me papërgjegjësinë e opozitës, për ta ndaluar revanshin e tij, por, është përgjegjësi dhe detyrë e popullit të Kosovës”, thekson ai.
Zeqiraj thotë më tutje se në partinë e tij ka afruar rreth vetës lakej si Hajdar Beqa me shokë.
“Horrakë e banditër janë edhe krerët e partive-banda, në koalicionin PAN, të cilët i kanë bashkuar krimet monstrume, ndaj kundërshtarëve politikë shqiptarë”, vlerëson Zeqiraj.
Tutje thotë se portetizimin e tij e ka bërë deputeti Anton Quni.
“Portretizimin e Hashim Thaçit e ka bërë, në sintezë, Komandanti i Luftës së Kosharës, deputeti i tanishëm, Anton Quni." hajn, profiter, kriminel", thotë Zeqiraj.