Mediat akuzojnë shqiptarët për thyerje të kryqit dhe hedhje në lumë të objektit fetar

Lajme

Mediat akuzojnë shqiptarët për thyerje të kryqit dhe hedhje në lumë të objektit fetar

Nga: F.B Më: 15 maj 2019 Në ora: 06:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Si thotë "Novosti" kërcënime të tmerrshme dhe fjalë fyese në llogari të objektit fetar, klerit dhe besimtarëve ka thënë edhe zyrtari i policisë komunale të Gusisë, Bujar Hasangjekaj, transmeton “Bota Sot”.

Sulm i ri në Malin e Zi në objektet fetare. Kësaj radhe në lokalitetin Martinaj jo larg nga Gusia, ku banorët i kundërvihen rindërtimit të Kishës së Vasilije Ostroshkog Çudibërësit, kanë reaguar ndaj këtij vendimi.

“E kanë nxjerr, e kanë thyer dhe e kanë hedhur në lumë në natën mes të hënes dhe të martës, kur besimtarët e kanë vërejtur çka ka ndodhur” ka thënë për “Novosti”, kleri Bojan Radunoviq, prifti i Gornjopolimskit dhe Andrijevicës, i cili rastin e ka paraqitur në polici që ka dal dhe ka shikuar vend ndodhjen.

“Në të gjitha mënyrat po tentojnë që të na ndalojnë në rindërtimin e objektit fetar, që dikur e kanë djegur dhe shkatërruar, por nuk do kenë sukses në këtë. Kemi shërbyer liturgji në Ditën e Shën Vasilije dhe për çudi çdo gjë kaloi në rregull. Të gjithëve kjo iu duket e dyshimtë, sepse nuk kishte tentime të zakonshme pengimi dhe hedhje fjalësh. Por ja, ata kanë bërë atë që ka premtuar një zyrtar i komunës Gusi, që ka kërcënuar me djegie nëse rindërtohet. Tash për tash kjo kalon pa u dënuar, po deri kur do të shohim “ ka thënë ati Bojan, që pret reagim të vendosur të shtetit, që do duhej të konfrontohet me njerëz që shpërndajnë urrejtje kombëtare e fetare.

"Ftoj për paqe dhe përmbajtje fqinjët tanë, besimtarët tanë dhe të gjithë ortodoksët që iu duken të rënda provokimet në të cilat jemi ekspozuar. Besimi ortodoks është fe e paqes, dashurisë dhe faljes, por pres edhe nga qytetarët e besimeve tjera që ashtu të sillen dhe që mos tentojnë që askujt të ja ndalojnë besimin sikur që këtë as ne nuk e bëjmë", ka thënë prfti Radunoviç.

Siç mëson "Novosti" kërcënime të tmerrshme dhe fjalë të shëmtuara në llogari të objekteve fetare dhe besimtarëve ka thënë zyrtari i policisë komunale në komunën e Gusisë, Bujar Hasangjekaj.

Shenjë shqiptarëve nga Martinaj dhe Gusia që të nisen në sulm ndaj këtij objekti ditë më parë mediat serbe raportojnë se kinse e ka dërguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke konstatuar se, "përfaqësuesit e SPC dhe grupet kanë provokuar banorët dhe rindërtojnë kishën", duke ftuar shtetin e Malit të Zi të intervenojë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat