Drecun: Prishtina vazhdon me marrëzi! “Shqiptari” kërkojnë dëmshpërblim nga Serbia për gjenocidin e shpikur!

Lajme

Drecun: Prishtina vazhdon me marrëzi! “Shqiptari” kërkojnë dëmshpërblim nga Serbia për gjenocidin e shpikur!

Nga: F.B Më: 15 maj 2019 Në ora: 09:48
Krerët e vendit

Pushteti i shtetit të rrejshëm të Kosovës ka shkuar aq larg në marrëzinë e tyre sa që në “parlament”, ku kryeson Kadri Veseli sjellin rezolutën për siç thonë gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë, ka thënë Milovan Drecun kryetar i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, ata (Prishtina) në të njëjtën kohë kërkon dëmshpërblim që e dinë ata për zhdukje të popullit shqiptar në krahinën jugore serbe.

Mbledhja e parlamentit të shtetit të rrejshëm thotë gazeta, do të mbahet sot ku pritet të votohet rezoluta, me atë rast do të nis edhe procedura e formimit të Gjykatës Ndërkombëtare penale për serbët që kanë kryer krime në Kosovë.

Sipas kryetarit të Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun, kjo që po bëjnë dhe paralajmërojnë krerët e pushtetit në Prishtinë Thaçi, Haradinaj dhe Veseli është marrëzi e zakonshme.

“Kjo është një propagandë e zakonshme për nevoja të brendshme dhe paraqet tentim dhe paralele me Gjykatën Speciale për krime të UÇK-s. Këtë e bëjnë pikërisht ata që pritet që të gjenden në akuza me qëllim që të largohet vëmendja dhe përgjegjësia nga krimet e veta” – ka deklaruar Drecun, duke shtuar se këto marrëzi provokuese dhe paralajmërimet janë mënyra më e mirë që të pamundësohet vazhdimi i mëtutjeshëm i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat