Thaçi: Këta persona po tentojnë ndarjen e Kosovës

Lajme

Thaçi: Këta persona po tentojnë ndarjen e Kosovës

Nga: H.O. Më: 15 maj 2019 Në ora: 20:38
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi në një postim të tij në Facebook ka kritikuar diplomatët duke shkruar se bredhja e tyre nga një kënd në tjetrin në Prishtinë, duke lobuar për heqjen e taksës në këmbim të liberalizimit të vizave, është fyerje për institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Presidenti Thaçi shkruan se këto veprime kanë për qëllim ndarjen e Kosovës.

Postimi i plotë:

Bredhja turistike e disa diplomatëve të rangut të ulët fshehtas nga një kënd në këndin tjetër të Prishtinës, nga një zyrë në zyrën tjetër të institucioneve vendore, duke lobuar për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë në këmbim të liberalizimit të vizave, është fyerje e radhës për institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Kjo ofertë hileqare dhe diskriminuese e tyre dhe planet për asociacion me kompetenca ekzekutive apo projekti “kreativ” për sovranitet të dyfishtë, nuk janë asgjë tjetër përveç opsione me qëllim përfundimtar për ndarje të Kosovës.

Këto projekte janë të turpshme dhe si të tilla plotësisht të papranueshme, sot dhe gjithmonë. Kosova është një dhe e pandashme. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat