“Karagjorgje është “kriminel që ka vra 3 mijë njerëz", ndërsa në Tutin përjetësohen emrat e Ibrahim Rugovës dhe Demaqit”

Lajme

“Karagjorgje është “kriminel që ka vra 3 mijë njerëz", ndërsa në Tutin përjetësohen emrat e Ibrahim Rugovës dhe Demaqit”

Nga: F. B. Më: 15 maj 2019 Në ora: 23:29
Ilustrim

Këshilltarja boshnjake e SPP Sanela Halkoviç ka theksuar se grupi i saj politik do të bëjë çdo gjë, që një rrugë në Sjenicë mos të mbaj më emrin e drejtuesit të kryengritjes së parë serbe, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ndonëse në fund të javës që shkoi u hoq nga rendi i ditës së parlamentit lokal pika “Emërtimi i emrave të rrugëve", për shkak se mendimet e këshilltarëve ishin në mënyrë drastike të kundërta, kështu që nuk pati kuorum, në Sjenicë me 14 maj megjithatë u formua Komisioni i posaçëm  nga përfaqësuesit te të gjitha grupeve.

Detyra e këtij komisioni është të shqyrtoj idetë e deritashme dhe në mbledhjet e ardhshme të përgatis propozimin për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në qytezën në Peshter, ku shumicën drejtuese e kanë SDA dhe SDP, ndërsa në pushtet janë edhe socialistët.

Këshilltarja e partisë Drejtësisë dhe Pajtimit (SPP) Sanela Halkoviç ka thënë se grupi i saj politik do të bëjë çdo gjë që një rrugë në Sjenicë të mos mbaj emrin Karagjorgje sepse sipas saj ai është kriminel lufte që ka vra mbi 3 mijë njerëz të këtushëm.

Polluzha në Novi Pazar?

Sikur në Novi Pazar, ku kjo pikë përkohësisht u hoq nga rendi i ditës, propozimi për emërtimin e rrugëve ka theksuar SDA që ia ka dal që në Tutin disa rrugë të emërtoj me emrat e Aqif Efendia, Ibrahim Rugova dhe Adem Demaqi. Partia e Aksionit Demokratik në Novi Pazar po synon që një nga rrugët ta emërtoj me emrin e Shaban Polluzhës që historia e mban mend si prijës i ballistëve të Kosovës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat