Drecun komenton iniciativën e Veselit

Lajme

Drecun komenton iniciativën e Veselit

Nga: F.B Më: 16 maj 2019 Në ora: 10:03
Milovan Drecun

Prishtina po përballet me humbjen e mbështetjes pas disa hapave të njëanshëm dhe refuzimit të vazhdimit të dialogut me Beogradin, për çka dëshiron të largoj vëmendjen nga vetja dhe të paraqiten si viktima, ka thënë Milovan Drecun, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Hapat më të rinj të pushtetit në Prishtinë, përkatësisht paralajmërimi i formimit të komisionit që do mbledh fakte rreth krimeve të Serbisë në Kosovë paraqet propagandë të pastër por edhe taktikën që të largohet vëmendja nga krimet që ata kanë kryer, ka thën Milovan Drecun, kryetar i Këshillit të Kuvendit për Kosovë.

"Ata duan që me një fushatë të fortë propaganduese të largojnë vëmendjen nga krimet që kanë kryer. Krijues të kësaj fushate janë pikërisht ata që janë përball me ftesat e gjykatës special dhe që më herët ishin të akuzuar për krimet më të rënda ", ka thënë Drecun.

Me këtë hap Prishtina po tenton që plotësisht të pamundësoj vazhdimin e dialogut me Beogradin. Mirëpo si thotë ai, Serbia nuk do iu nënshtrohet presioneve që të pranoj pavarësinë e Kosovës.. "Ata duan që të forcojnë pozitën që e kanë humbur në kohët e fundit dhe të largojnë vëmendjen nga krimet që kanë kryer pjesëtarët e UÇK-së ", thotë Drecun.

Krijues i kësaj ideje është Kadri Veseli që shprehet se Kosova ka kapacitet që të arrestoj kriminelët e luftës. "Ata munden vetëm të maltretojnë dhe akuzojnë rrejshëm serbët që jetojnë në Kosovë, si ka qenë rasti. UÇK-ja terroriste është ajo që ka pasur plan gjenocidi për krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe të dëboj serbët ", mendon Drecun. 

Asnjë instancë ndërkombëtare që është e obliguar të flas për këtë nuk ka nisur këtë çështje, as KS , as OKB, as BE.

"Ata nuk kanë asnjë mekanizëm të formojnë gjykatë ndërkombëtare. Vetëm nëse kanë të fryjnë tregimin për kinse gjenocidin e palës serbe që pastaj të shpallet amnisti e plotë dhe të i ikin procedimit ", sqaron Drecun.

Në të gjithë këtë, synimi është orientuar kah aspekti i brendshëm i opinionit  shqiptar, ndërsa pjesa tjetër e fushatës është orientuar ka ndërkombëtaret kun ë Kongresin amerikan është tentuar të paraqitet pasqyra e rrejshme e viktimës. Për çka Serbia do të nis ofensivë diplomatike.

"Do të ju shkruaj letër anëtarëve serb atje, që nëse mund të organizojnë dëshmi që edhe ne anëtarëve të Kongresit të ia paraqesim faktet dhe të jemi paralel me propagandën e Prishtinës ", ka thënë për RTS Milovan Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat