Saviçeviq zbulon planin e Malit të Zi kundër Kosovës

Lajme

Saviçeviq zbulon planin e Malit të Zi kundër Kosovës

Më: 16 maj 2019 Në ora: 13:20
Dejan Saviçeviq

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq ka folur para ndeshjes me Kosovën.

Ndeshja e ardhshme kualifikuese për “Euro 2020” ku Mali i Zi do ta presë Kosovën në Podgoricë është duel si gjithë të tjerët, ka deklaruar presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq.

“Pres që të gjithë të sillen sikur tek rasti i himneve të tjera, nuk duhet të ketë reagim special, është një ndeshje si gjithë të tjerat”, deklaroi Saviçeviq për “Tanjug”.

Ai ka shtuar se si president  Federatës por edhe selektori Ljubisa Tumbakoviq do të përkujdesen që kjo ndeshje të mos ketë ndikim të veçantë ndaj të tjerave.

“Do të luajmë siç dimë më së miri, të mundohemi t’i fitojmë tri pikë dhe t’i ruajmë shanset e përfundimit në pozitën e dytë në grup”, shtoi ai.

Ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës do të zhvillohet më 7 qershor në Podgoricë prapa dyerve të mbyllura sepse Komisioni Disiplinor i UEFA-së ka dënuar Federatën e Malit të Zi me një ndeshje pa tifozë pas fyerjeve raciste në ballafaqimin ndaj Anglisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat