Një fotografi e publikuar sot nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, tronditi opinionin në Kosovë e më gjerë.
Brovina prezantoi atë që e cilësoi dëshmi fotografike të përdhunimit të një gruaje nga Kosova në kohë të luftës, nga ushtarët serbë, në sytë e familjes së saj.
Por, fotografia e shfaqur nga Brovina rezultoi të jetë aspak e vërtetë. S’është as nga lufta e Kosovës, e madje as nga ndonjë luftë tjetër.
Në të vërtetë, bëhet fjalë për një film pornografik, skenë të të cilit paraqet fotografia e prezantuar nga Brovina.
Express ka raportuar sot e para se fotografia e publikuar nga Brovina nuk është e vërtetë, dhe se rrjedh nga një ueb-sajt me përmbajtje pornografike.
Tani, media ka siguruar edhe filmin pornografik, nga ku është nxjerrë fotografia në fjalë.