Gjuriq: Rezoluta për gjenocidin, dokument shpifës dhe fryt i panikut të atyre që përballen me akuza

Lajme

Gjuriq: Rezoluta për gjenocidin, dokument shpifës dhe fryt i panikut të atyre që përballen me akuza

Nga: F.B Më: 16 maj 2019 Në ora: 23:43
Marko Gjuriq

Drejtori i (të ashtuquajturës) Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, ka vlerësuar sonte se “Rezoluta e parlamentit të Prishtinës për kinse gjenocidin e Serbisë në Kosovë është dokument shpifës dhe fryt u panikut të atyre që po përballen me akuza për krime të veta, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

"Ky pamflet propagandues përcakton të vërtetën rreth asaj kush ka nis fushatën e terrorit dhe krimeve ndaj civilëve në Kosovë dhe do duhej të shërbente si ‘fletë fiqi’ me të cilën kriminelët e vërtetë tentojnë të fshehin marren e vetë dhe përgjegjësinë për krimet e kryera ", ka thënë Gjuriq në deklarëtn e shkruar.

Ai ka nënvizuar se shumë nga ata që ndërtojnë konstruktin për kinse gjenocidin ndaj shqiptarëve “ edhe vetë bartin gjurmë të gjakut të viktimave serbe dhe secila përmendje e gjenocidit në Kosovë me gjasë bënë jehonë në ndërdijën dhe ndërgjegjes së papastër të tyre".

Gjuriq ka theksuar se i ashtuquajturi projekt shtet-formues në përgjithësi është themeluar në idenë e pastrimit etnik të territorit dhe dëbimin e të gjithë atyre që ju gjenden në rrugë " të realizimit të ëndrrës së Shqipërisë së Madhe, por ajo ëndërr jam i sigurt do përfundoj në qelitë e burgut ".

"Bota e civilizuar nuk është e gatshme të jetë pjesëmarrëse e heshtjes së krimeve të tyre, dhe momenti kur do të lehen vetvetes dhe fajësisë së vetë dhe marres është shumë afër ", theksoi Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat