Vdes nëna e deputetit Lumir Abdixhiku

Lajme

Vdes nëna e deputetit Lumir Abdixhiku

Nga: G.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 13:09
Lumir Abdixhiku me nënën

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se nëna e tij ka ndërruar jetë, përcjell Bota sot.

Ai ka publikuar një fotografi me nënën në Facebook, duke thënë se ajo i la herët, duke shtuar se do ta mbajnë mend ashtu siç ishte përherë.

Postimi i tij i plotë:

Nana na la. Iku herët.

Varrimi i të ndjerës bëhet nesër, më 18 maj, në ora 13:00 në varrezat e Prishtinës.

Përtej dhimbjes për të, nanën do ta mbajmë në mend siç ishte përherë. Si një grua që mua dhe Besmirit na i dha të gjitha. Ajo na mësoi jetën dhe gjithçka që vinte me të. Na rriti e shkolloi në kohët më të vështira të mundshme. Kur patëm pak, na i dha të gjitha. Kurrë s’pushoi. Na u gjet afër gjithëherë e na u bë shtyllë që s’bie kurrë.

Asgjë mangut nanë! Ke vendosur një standard që s’mund ta arrijmë kurrë.

Ajo shkoi siç dhe jetoi. E qetë me jetën, e fortë përballë secilës përpjekje. Na la botën me miq, fjalë e kujtime të ngrohta shumë.

Mirupafshim nanë.
Pusho e qetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat