Pas katër orë e gjysmë pritje Petkoviç hyn në Kosovës

Lajme

Pas katër orë e gjysmë pritje Petkoviç hyn në Kosovës

Nga: F.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 21:33
Ilustrim

Ndihmës drejtori i zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovë, Petar Petkoviç pas pritjes katër orë e gjysmë në Jarinje i është lejuar hyrja në veri të krahinës, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Petkoviç duhet të marr pjesë në tribunën para zgjedhjeve të së dielës në fshatin kamenicas ë bashku me kandidatin për kryetar nga Lista Serbe Zoran Todiq.

Petkoviç pasi ka arritur në Leposaviq ka deklaruar se ishte ndaluar brutalisht në Jarinje, ku ka kaluar katër orë e gjysmë me arsyetimin se duhet paralajmërimi dhe leja nga (e ashtuquajtura) Ministria e punëve të jashtme e ashtuquajturës Kosovë, shkruan “B92”.

"Kjo absolutisht nuk qëndron, bëhet fjalë për shkelje të marrëveshjes për liri të lëvizjes dhe marrëveshjes për vizitat zyrtare, ku bënë pjesë edhe posti im ndihmës drejtori” ka thënë Petkoviç.

Ai ka theksuar se ndalimi i tij është edhe një në serinë e treguesve të gjitha presioneve që vijnë nga Prishtina, posaçërisht në fushatën zgjedhore, me qëllim që serbët të frikësohen dhe fushat të zhvillohet në atmosferë të pasigurisë.

" Këto janë presionet dhe tentimet e Prishtinës që në të gjitha mënyrat të pengoj fitoren e Listës Serbe në katër komunat në veri. Pas katër orë pritje, ndërkohë që isha gati të pres sa të jetë nevoja, kam hyr në Kosovë por bëhet fjalë për shkelje të marrëveshjes dhe ata në fund e pranuan dhe jam këtu me popullin tonë ", tha ai.

Ai ftoi qytetarët në veri të dalin në zgjedhje duke i karakterizuar zgjedhjet si zgjedhje për ose kundër ekzistencës së popullit serb në Kosovë.

"Prandaj zgjedhjet janë edhe një rast që të gjithë qytetarët të dalin dhe votojnë për Listën Serbe, sepse vetëm ashtu do të kemi mundësi të ruajmë kontinuitetin e politikës së Qeverisë së Serbisë dhe presidentit Vuçiq ", ka thënë Petkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat