Kërconon Gjuriq: Serbia është plotësisht e gatshme t'i mbrojë njerëzit e saj në Kosovë

Lajme

Kërconon Gjuriq: Serbia është plotësisht e gatshme t'i mbrojë njerëzit e saj në Kosovë

Nga: F.B Më: 18 maj 2019 Në ora: 08:16
Marko Gjuriq

I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë Marko Gjuriq ka thënë me rastin e deklaratës së Vuçiqit për synimin e pushtetit në Prishtinë që të arrestojë 26 policë serbë nga veriu dhe 15 persona për korrupsion, tha se Serbia nuk dëshiron konflikte, por me kohë ka tërhequr vërejtjen në planet e tyre, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Serbia është plotësisht e gatshme të mbrojë njerëzit e saj në Kosovë. Ne nuk duam konflikt çfarëdo qoftë. Për fat të keq Prishtina me sjelljen e saj krijon atmosferë jot ë shëndoshë që është mjaft e rrezikshme, por kjo  nuk do thotë, apo dikush të mendoj se Serbia do kthej kokën nga obligimi për mbrojtje të banorëve të saj në Kosovë nga ndonjë terror a përndjekje ", ka thënë Gjuriq.

Ai theksoi se presidenti Vuçiq disa herë ka tërhequr vërejtjen në tentimet perfide të kamufluara në marrjen e veriut dhe popullit tonë të I shkaktohet dëm.

"Ne nuk duam tensione, nuk duam konflikte dhe kemi dëshiruar që me kohë të tërheqim vërejtjen në planet e tyre", tha Gjuriq.

Presidenti Vuçiq ka paralajmëruar se pushteti I Prishtinës synon të dobësoj mbrojtjen e veriut të Kosovës me planin për arrestimin e policëve serbë.

"Caktimi i mbledhjes për Kosovën është shumë me rëndësi".

Mbledhja e veçantë për Kosovën e thirrur për të shqyrtuar raportin rreth bisedimeve dhe situatës në Kosovë nga zyrtarët më të lartë dhe deputetët është mundësi që deputetët dhe ata që kanë mendim ndryshe të shprehin qëndrimet e tyre por edhe të respektojnë parimet demokratike ka thënë Gjuriq.

Sipas tij është e drejtë parlamentare që të bisedohet për çështjet me rëndësi të interesit kombëtar edhe shtetëror, por edhe mundësi që drejtuesit e shtetit përkatësisht presidenti dhe qeveria të raportojnë deputetët popullor dhe të bisedojnë rreth situatës në të cilën ndodhet shteti dhe shoqëria në lidhje me Kosovën.

"Mendoj se është shumë me rëndësi që kjo mbledhje është caktuar dhe të gjithë  si drejtuesit e shtetit edhe deputetët të shprehin qëndrimet e tyre  dhe të dëshmojnë se respektojnë institucionet dhe parimet demokratike, gjë që muajve të shkuar nuk ka ndodhur nga veprimet e opozitës, sipas së cilës duhet të mbretërojnë vjedhësit dhe manifestimet në rrugë", ka thënë Gjuriq.

Përfaqësuesit e opozitës deri tani nuk kanë pasur asnjë ide lidhur me çështjen e Kosovës, ideja e tyre kryesore është që përmes temave kombëtare e shtetërore të fyejnë për poena të ultë politikë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat