Emocionuese se çfarë ka shkruar ky bashkëluftëtarë i Agim Ramadanit

Lajme

Emocionuese se çfarë ka shkruar ky bashkëluftëtarë i Agim Ramadanit

Nga: D.RR Më: 19 maj 2019 Në ora: 11:38
Agim Ramadani dhe Hafir Hoxha

Bashkëluftëtari i heroit Agim Ramadani, Hafir Hoxha, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar komandant Ramadanin, duke thënë se i dukej që po e dëgjonte zërin e tij.

Hafir Hoxha i zhgënjyer nga politika aktuale në Kosovës, thekson se Agim Ramadani nuk do të ishte faqe i kënaqur me këtë gjendje, pasi ai nuk e donte këtë.

Ai në shkrim gjithashtu ka përmendur se si Agim Ramadani, do të kërkonte që bashkëluftëtarët e tij të rrinin të bashkuar edhe sot, njëjtë si në luftë.

Postimi i plotë:

Mbrëmë më dukej së degjoja zërin dhe fjalët e Agim Ramadanit nga qielli !

Pas 20 viteve të rënies heroike të Agimit vepra e tij gjithnjë vijen dhe ndriqohet , rinia nën moshën 20 vjeqare kan filluar të krijojn imagjinaten e tyre per heronjët tanë dhe luftën e UÇK -së ashtu si ne dim të u prezentojmë atyre . Mbrëm më dukej se më tingllonin zërat e Agimit dhe më thoshte : 20 vite kaluan që nuk u pash ju shokë të mi të para dhe gjat luftës, Me vëmendje po e percjelli gjerat , ju fort mirë më njifni prandaj nuk dëshiroj unë e as ju nuk guxoni të heshtëni në gjerat negative që po ndodhin në vendin tonë pa marrë parasyshe se ku gjindeni ju , jeni te oasur të varfur, të shendoshë të semure ne funksione ose pa punë ! Unë nuk u flijova dhe nuk i njifja vetem 7-8 persona të cilët qe 20 vite me radhë vetem ata mundohen të marrin përgjegjësin të flasin për mu dhe per veprën time .

Unë nuk lejoj që për mua dhe shokët e mi çlirimtarë që ran heroikishtë sëbashku me mua të flasin dhe të jen gjithnjë në rend të parë ulur vetem ata që kan marrë detyra dhe funjsione ne institucione shtetrore ose jan pasuruar pas luftes ! Ju e dini që unë isha dhe jam kunder birokracise se tepruar dhe nuk lejoj që në promovimet e mia dhe të shokëve të më flasin dhe të përfitojnë edhe ata që e demtuan dhe e perqan populli dhe përparimin e vendit , une dhe shokët e mi nuk luftuam të ndërtojmë dogana dhe terminale kufitare mes Shqipëris dhe Kosovës por hoqem edhe guret kufitarë në male ! Ju e dini që unë tër jetën time kam punuar dhe vepruar me mijëra njerez dhe në shum shtete per qeshtjen kombëtare , në përgaditjen e tyre pe çlirimin e vendit , une tani 20 vite që nuk ju shoh bëj pyetje ku jan ata njerez ! Ku jeni ju të tjeret që nuk ju shoh në mamifestimet e mia ose juve disave që ju njof me mirë qe kam punuar me gjat dhe me shumë se disa që ulen në rend të parë ne manifestime !

Juve disave të tillë u shoh ulur dikun mbrapa ose qe skeni fare vend per tu ulur dhe qendroni larg në koridore !!! Ku je ti Ahmet Bllaca , pse nuk të shof ty , ku je ti Istref Klinaku, ti Hafir Hoxha, pse nuk je ti vendasi ime dhe bashkëluftetarë i denjet Isa Agushi, ku jeni ju trimat e LKÇK -së Nazmi Zuka , Muharrem Sylejmani, Sylejman Kollqaku , ti Gjeneral Naim Haziri ( Dilaveri) ku je ti (Baftë) Bahri Gashi, Driton Gjonbalaj, Bajram Raqi e ti Luftar Braha që me ndihmuat mua , Hafirin dhe Xhafer Gashin shumë ditët e para në konsolidimin dhe pergaditjen e ushtarëve dhe qendrave stervitore te UÇK-së, Ku jeni ju kolegët e mi Shiqeri Spahiu , Gjeneral Gëzim Hazërolli , Ranadan Gashi , Nehat Basha , Nehat Koqinaj, Avdullah Shaqiri , Remzi Mehmeti , Tahir Zejnullahu, Muharrem Rrahmani, Gani Lipa , Naser Vllasi, Bashkim Kalaveshi, gjeneral Bedri Zeqiri , Hysen Shahini, Bekim Arifi dhe ju dhjetra eprorë të tjerë që nuk po mundem tani të gjithëve të ju permendi që bashkë punuam dhe kontribuat në rrethana dhe situata të jashtëzakonshme .

Pse nuk jo shoh dhe pse ju nuk flisni ! A është dikush që tenton ta përvetson veprën time, gjakun tim dhe bashkëdeshmorëve të mi e nuk ju lejon të flisni të kontriboni dhe të veproni në drejtim të punes që kemi ber dhe synimeve tona të përbashkëta !??? Ju e dini që unë nuk isha materialist as karieriste prandaj nuk lejoj që askush nga njerëzit me të cilit punova dhe luftova të perfitojnë materialishte dhe ne karierat e tyre duku e lidhur veprën e tyre me punen , angazhimun dhe gjakun tim dhe të bashkëdeshmorëve të mi . Ju e dini se po të isha aty disa nuk do të ishin as në sallën e aq me pak në rend të pare ose të flasin për mua . Unë jam për ti bashkuar njerezit dhe fuqit e punes me energji pozitive, une nuk i ndaj shokët , bashkëpuntorët dhe bashkluftetarët e mi , unë nuk kam shok e nuk munddm të ndaj ne grada, në funksione, në të pasur e të varfur ! Per mua jeni të gjith të njejtë prandaj ju lus të me paraqitni ashtu sikur isha , mua nuk ka nevoj askush tani pas luftes te me ofrohet e as te me largohet askush me shum se sa kur ishim bashkë , ata që i bejn keto gjera ju e dini se unë i pari do të isha kunder tyre .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat