Rakiq tregon nëse Gjuriq do të vijë në Kosovë

Lajme

Rakiq tregon nëse Gjuriq do të vijë në Kosovë

Më: 19 maj 2019 Në ora: 13:16
Goran Rakiq

Kandidati për kryetar të Komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, pasi ka kryer votimin në zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme, ka thënë se qytetarët e Mitrovicës me daljen e tyre masive në këto zgjedhje e kanë kuptuar seriozisht rëndësinë e zgjedhjeve lokale.

Rakiq ka deklaruar se pret të përfundojnë zgjedhjet dhe të marrin hapa mëtutjeshëm. Ai ka thënë se Gjuriqit nuk ia kanë dhënë lejen që të vijë në Kosovë dhe se nuk presin që ai të vijë.

Në katër komunat e veriut të Mitrovicës, po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme ku të drejtë vote kanë 57.983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Zgjedhjet po mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat