Vazhdon keqpërdorimi me vetura zyrtare: E diele e me 160km/h rrugës për Shqipëri

Lajme

Vazhdon keqpërdorimi me vetura zyrtare: E diele e me 160km/h rrugës për Shqipëri

Më: 19 maj 2019 Në ora: 19:57
Vetura zyrtare

Të shpeshta janë rastet e keqpërdorimit të veturave zyrtare. Një keqpërdorim i tillë po bëhet edhe sot, pavarësisht se është ditë e diele, ditë pushimi.

Një veturë zyrtare 3Z është parë në autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë, madje me një shpejtësi marramendëse.

160km/h ishte shpejtësia e veturës zyrtare, shpejtësi kjo e cila nuk lejohet në atë anë.

Kjo gjë shihet qartë edhe në një video. Duhet shtuar se pavarësisht raportimeve të vazhdueshme për keqpërdorim të veturave zyrtare, të njëjtit vazhdojnë njësoj duke mos e ndalë vozitjen e tyre edhe gjatë vikendeve, apo pas përfundimit të orarit të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat